Përpara i doli me maskë andaj të vështirë e kishte për ta identifikuar hajnin që ia vodhi paratë një personi në Prishtinë.
Andaj menjëherë ky i fundit ka raportuar në polici për grabitjen që i është bërë.
Sipas raportit të policisë personi i maskuar është larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i maskuar i ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës. /Gazeta Enigma