18 mijë e 270 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus në Britani brenda 24 orëve, shifër kjo më e larta që nga 5 shkurti.
Shifrat zyrtare raportojnë edhe për 23 vdekje të tjera. Rastet e reja në Britani janë rritur për një muaj, por pas vaksinimit numri i vdekjeve ka rënë dukshëm, shkruan Mirror.
Më shumë se 44 milionë njerëz e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, 200 mijë e 383 prej tyre u vaksinuan para ditës së premte. Nga kjo fundjavë, pritet që vaksinimet të mund të bëhen edhe pa termine.