Si situatë të montuar e ka cilësuar Kryeministri Kurti bisedën telefonike ndërmjet shefës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje me Milan Radojiçiqin.
Ai tha se se qytetarët e kanë të qartë se pse Radojiçiqi nuk është më pjesë e qeverisë.
“Unë vetë nuk i kam dëgjuar, por qytetarët e dinë se kush ka bashkëpunuar dhe e kanë shumë të qarte pse Radojiçiqi ka ikur tash dhe nuk qëndron në qeveri. Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiqi këtë muaj i bënë 9 muaj që është i lirë në Serbi”, u shpreh Kurti. /Gazeta Enigma