Edi Rama reagon sikur të mos ketë ndodhur asgjë në Velipojë

Edi Rama reagon sikur të mos ketë ndodhur asgjë në Velipojë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të Velipojës me mbishkrimin ”Mirmëngjes nga Velipoja e dashur”. Por ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndodhinë tragjike, ku për disa çadra plazhi mbetën të vrarë 4 persona dhe disa të plagosur.

Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell kronologjinë dhe detajet nga masakra në veri, që tronditi përpos vendasit edhe turistët duke ndikuar në imazhin e Shqipërisë. Paraprakisht mësohet se Kujtim Ferracaku, pronar i restorant “Fantazia” është konfliktuar me pronarët e hotel “Gocaj” për shezlonët në plazhin e Velipojës.

Si pasojë ka mbetur i vrarë Kujtim Ferracaku, punonjësi i shezlongeve dhe dy viktimat e tjera janë nga familja Gocaj. Nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, Kujtim Frracakut bashkë me një tjetër person. Policia e ndihmuar nga FNSH kanë rrethuar zonën.

Related Articles