Një burrë ka vdekur dje në Suharekë pasi ra në kontakt me rrymën.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipet mjekësore.
Trupi i pa jetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e Prizrenit pasi që i njëjti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë. / Gazeta Enigma.