5 fëmijë vjedhin disa biçikleta në Junik, kapen nga policia

5 fëmijë vjedhin disa biçikleta në Junik, kapen nga policia

Pesë fëmijë dyshohet se kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës në Junik.

Për rastin kanë njoftuar Policia e Kosovës.

Këta të fundit kanë arritur t’i identifikojnë të dyshuarit.

“Junik / 25.05.2024 – 11:00. Më datë 25.05.2024 ka ndodhur një vjedhje në një objekt, ku të dyshuarit kanë hapur me forcë dritaren e objektit dhe nga aty kanë vjedhur disa biçikleta dhe helmeta mbrojtëse të kokës. Pas një pune operativo hetimore janë identifikuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, të moshës se mitur të cilët janë intervistuar në prezencën e avokatëve dhe prindërve. Biçikletat janë konfiskuar dhe i janë kthyer personit përgjegjës të objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për të mitur dhe me udhëzim të prokurorit të dyshuarit janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles