Gjilan, vetura përfundon në këtë gjendje pas një aksidenti

Gjilan, vetura përfundon në këtë gjendje pas një aksidenti

Një veturë në Slivovë të Gjilanit ka përfunduar në një pozitë interesante, duke u rrokullisur në një mur të një shtëpie, pas një aksidenti me një ngasës tjetër.

“Ndodhi pak më parë! Vetura përpalset me shtëpinë në Slivovë, rrugës për Gjilan pasi një ngasës tjetër gjatë parakalimit të rrezikshëm e shkaktoi këtë aksident. Në veturë ishte vetëm shoferi dhe ka shpëtuar mrekullisht. Fotot sapo nani dërgoi një lexues i faqes tonë”, thuhet në një postim në Facebook nga faqja “Gjilani”. /Gazeta Enigma

Related Articles