Putin: Diskutimet për një luftë nuk janë të nevojshme, Rusia ka bomba bërthamore më shumë se ShBA-ja dhe Evropa

Putin: Diskutimet për një luftë nuk janë të nevojshme, Rusia ka bomba bërthamore më shumë se ShBA-ja dhe Evropa

Ndonëse ai konsideron se shteti tij ka shumë më shumë bomba bërthamore sesa ShBA-ja dhe Evropa, diskutimet për një luftë të tillë nuk janë të nevojshme.

Kjo ishte deklarata e Presidentit rus, Vladimir Putin në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut.

“Nuk ka nevojë të mendohet për këtë (luftën bërthamore). Dhe unë do t’i kërkoja kujtdo që të mos përmendte asgjë të tillë”, tha ai.

Udhëheqësi i Rusisë, shtoi se forcat e shtetit të tij po “rrisin efektivitetin e tyre”, raporton CNN. /Gazeta Enigma.


Related Articles