Një grua nga Prishtina ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht si dhe ajo ishte përleshur me të, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dy kishin pësuar lëndime trupore.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e kishte sulmuar fizikisht si dhe ankuesja ishte përleshur me të dyshuarin, ku te dytë kishin pësuar lëndime trupore”.
“Palëve të involvuara në rast iu është dhënë ndihma mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur, ndërsa ankuesja ka refuzuar strehimin, pasi që ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/