Aleatët perëndimor kanë lejuar Kievin që të përdorë armët e tyre për sulmet të kufizuara brenda Rusisë.
Andaj gjatë së dielës , Urkaina tha se forcat e saj kanë goditur një avion luftarak ultra-modertn rus të stacionuar në një bazë ajrore gati 600 kilometra nga vija e frontit.
Shërbimi kryesor i inteligjencës ushtarake i Kievit ndau fotografi satelitore që tha se tregonin pasojat e sulmit.
Nëse ajo që u tha konfirmohet, kjo do të shënonte sulmin e parë të suksesshëm të njohur të Ukrainës në një avion luftarak Su-57.
Ky avion ushtarak cilësohet si më i avancuari që ka Moska.
Ky sulm vjen pasi ShBA dhe Gjermania autorizuan kohët e fundit Ukrainën për të goditur disa objektiva në tokën ruse me armët me rreze të gjatë që po i furnizojnë Kievit. /Gazeta Enigma