Një shqiptar është dënuar pas më shumë se 17 vjete që kur i kishte shkaktur dëmtim në tru shefit të tij, e që kjo rezultoi me vdekjen e viktimës.
Ai u arrestua pasi u kthye në Britani të Madhe, duke përdorur një emër tjetër.
Arjan Balla ndoqi dhe sulmoi biznesmenin Anastassios Delis në një kantier ndërtimi në Queensway, Southampton në 2006.
Sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS), Delis goditi kokën në dyshemenë e betonit dhe nuk e rifitoi kurrë vetëdijen.
Në kohën e sulmit, Balla jetonte në Mbretërinë e Bashkuar me një emër të rremë përpara se të dëbohej pasi kishte vuajtur një pjesë të dënimit të tij origjinal.
Lëndimet e tij e lanë Delisin në një gjendje të përhershme vegjetative deri në vdekjen e tij në vitin 2017 në moshën 68-vjeçare.
Pas vdekjes së Delis, CPS autorizoi akuzën për vrasje nga pakujdesia ndaj Ballës dhe hetimet i çuan prokurorët të zbulonin identitetin e tij të vërtetë.
Balla kishte përdorur emrin Tahir Karaj në kohën e veprës penale dhe u dënua me tre vjet burgim në vitin 2007, nga të cilat vuajti një vit para se të dëbohej në vendlindjen e tij, Shqipëri.
Pas hetimeve nga Policia e Hampshire, Agjencia Kombëtare e Krimit, Interpoli dhe autoritetet shqiptare, identiteti i vërtetë i Ballës u zbulua në janar 2024.
Ai u arrestua kur mbërriti në aeroportin Stanstead vetëm tre ditë më vonë.
Balla u deklarua fajtor për akuzën e vrasjes nga pakujdesia në Gjykatën e Kurorës së Southampton dhe u dënua me 12 muaj burgim, shkruan BBC.