Kombëtarja e Shqipërisë në fare pak ditë do të përballet me Italinë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të “Euro 2024”.
Faqja e njohur “Transfermarkt”, i ka publikuar të dhënat lidhur me “kuqezinjtë”, derisa janë bërë të ditura edhe vlerat e futbollistëve.
Shqipëria ka një vlerë prej 111.60 milionë eurosh.
Futbollisti më i shtrenjtë i kombëtares mbetet Armando Broja, me vlerë prej 22 milionë euro.
I dyti pas tij mbetet Kristian Asllani, me 18 milionë euro, ndërsa Ernest Muçi, me 13 milionë.
Kujtojmë se kuqezinjtë gjenden në gruin B, me kundërshtarë tejet të fortë si: Italia, Spanja dhe Kroacia. /Gazeta Enigma