Oficerë policie nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gjermani për të ndihmuar për masat mbrojtëse ndaj kërcënimeve të mundshme në kampionatin evropian të futbollit Euro 2024, me Ministren e Brendshme të Francës, Nancy Faeser që premtoi këtë të enjte shtimin e masave të sigurisë në prag të kampionatit.
“Fokusi ynë kryesor është kërcënimi nga terrorizmi, huliganët dhe veprimet e tyre, krimet ordinere dhe ato të dhunshme, por këtë herë edhe rreziku i sulmeve kibernetike”,- tha Faeser në një takim me rreth 350 oficerët e huaj të dërguar në Gjermani për Kupën e Evropës., teksa grupe si Shteti Islamik kanë bërë thirrje tashmë për sulme gjatë kampionatit njëmujor, i cili hapet të premten me ndeshjen Gjermani-Skoci.
Gjermania parashikon që 2.7 milionë njerëz do të ndjekin kampionatin në stadiumet anembanë vendit dhe rreth 12 milionë në mjediset e tjera jashtë stadiumeve, përfshirë një hapësirë të madhe me ekranë përpara Portës së Brandenburgut në Berlin dhe për Evropianin janë në gatishmërinë e 22,000 oficerë policie, të cilët do të jenë në një shërbim të pandërprerë për të mbrojtur sigurinë.