Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet në Zvicër, ku mori pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën.
Ai thotë se ky samit ishte hap i rëndësishëm për t’i dhënë fund konfliktit dhe ecjen drejt paqes.
“Shqipëria mbron me vendosmëri integritetin territorial të Ukrainës dhe mbështet formulën e paqes së Presidentit Zelensky”, është shprehur tutje Begaj.