Nuk është diçka e re për ta. Tifozët serbë kanë vazhduar të provokojnë edhe në Kampionatin Evropian,
“Euro 2024”.
Pak para ndeshjes Serbi–Angli, në tribunat ku janë pozicionuar tifozëria serbe, është parë sërish një flamur me hartë të Kosovës dhe me ngjyrat e flamurit serb, në të cilin shkruhej “nuk ka dorëzim”, në gjuhën serbe.
Veprime të tilla janë parë edhe më herët në ngjarje të mëdha sportive.
Se a do të ndërmarrë diçka UEFA, mbetet të shihet në vijim. /Gazeta Enigma