Numri i madh i automjeteve të paregjistruara dhe mosanëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po i pamundësojnë vendit të jetë pjesë e Kartonit të Gjelbër.
E deri më tani nuri automjeteve të paregjistruara është 208 mijë e 100 apo 30 për qind e automjeteve në vend që nuk kanë regjistri, kështu tha drejtori i Byrosë Kosovare së Sigurimeve, Sami Mazreku.
Megjithatë për të ulur numrin e veturave të paregjistruara Mazreku ka përmendur disa lehtësira, siç janë ndryshimi i pagesës së taksës në komunë si dhe të ndryshojë bartja e pronësisë.
“‘Shqetësues është se vitin e kaluar në muajin mars kur e kam publikuar lajmin e parë kanë qenë 128 mijë vetura në sistem të paregjistruara kurse para një muaji në publikimin e radhës që e kemi bërë ka dal që kanë 208 mijë e 100 vetura. Ajo çka kemi kërkuar edhe po kërkojmë që bashkërisht duhet të punojmë që ti heqim disa barriera për regjistrimin e veturave dhe ky numër të ndryshojë”.
Ndërsa Byroja paguan 5 deri në 7 milionë euro dëme për veturat e paregjistruara. Mazreku tha se është kundër që të jetë kusht pagesa e gjobës në mënyrë që të mund të regjistrohet vetura.
“Me dinamikën që është duke punuar qeveria dhe ndryshimet janë të mundshme me ndodh gjatë këtij viti, dhe këto jo vetëm që ndikojnë në raport me jashtë por edhe me brenda për shkak se humbjet janë milionëshe për shtetin dhe industrinë e sigurimeve dhe 5 deri në 7 milionë euro paguajmë dëme për këto vetura”.