Danimarka dhe Anglia kanë barazuar 1:1 në ndeshjen më të madhe të Grupit C në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të dy golat u realizuan në pjesën e parë. Anglezët kaluan në epërsi nëpërmjet Harry Kanet në minutën e 18-të, ndërsa në të 34-n, rezultatin e barazoi Morten Hjulmand.
Ndeshja ishte e barabartë me posedim të topit, ndërsa Danimarka pati më shum ërate shënimi.
Në tabelën e këtij grupi, Anglia prin me katër pikë të tubuara. Sllovenia dhe Danimarka kanë nga dy pikë, ndërsa Serbia është e fundit me një pikë.