Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Ky ishte një takim lamtumirës, ku Bislimi e falënderoi ambasadoren për kontributin, punën dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në progresin, zhvillimin dhe rrugëtimin drejt integrimit evropian të vendit tonë.
“Diskutuan dhe mbi përkushtimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian, dhe përgatitjet e vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes si instrument i rëndësishëm në përkrahjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së”.
“Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se Kosova është vendi i parë i cili ka dërguar drejt Komisionit Evropian draftin e narrativit dhe agjendën e reformave, duke dëshmuar jo vetëm nivelin e përgatitjes, por edhe vullnetin dhe gatishmërinë për hapa të rëndësishëm tutje”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma