Policia ka njoftuar se ka vdekur në QKUK një burrë që ishte vetaksidentuar me motoçikletë në Prishtinë, më 7 qershor të këtij viti.
Ai ishte në tretman mjekësor që nga ajo kohë.
“Prishtinë / 07.06.2024 – 19:50. Më datën e cekur ka ndodhur vet-aksident trafiku me lëndime trupore ku viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke drejtuar motoqikletën është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar në tretman mjekësor. Më 24.06.2024 gjersa ishte në trajtim mjekësorë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim. / Gazeta Enigma.