Policia konfirmon, arrestohet edhe i dyshuari i tretë për fajde – ‘Albert Malisheva’

Policia konfirmon, arrestohet edhe i dyshuari i tretë për fajde – ‘Albert Malisheva’

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar edhe personin e tretë të dyshuar për Fajde dhe Detyrim, Albert Rexhepi, i njohur si Albert Malisheva, raporton Enigma.

I dyshuari që u kap nga Policia, me vendim të Prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajtje.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit të tretë e ka bërë të ditur për Enigmën edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosoves, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ne bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, me datë 21.06.2024 ka filluar  realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale Fajde dhe Detyrim.

Gjate datës 21.06.2024 janë arrestuar dhe janë dërguar ne mbajtje dy persona te dyshuar, ndërsa i dyshuari i tretë, nuk është gjetur ne shtëpinë e tij. Me date 24.06.2024, i njëjti (i dyshuari i trete) është identifikuar dhe pas intervistimit me vendim te Prokurorit është ndaluar për 48 ore per procedura te metejme ligjore.“

Operacioni i 21 qershorit rezultoi me arrestimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës dhe shpalljen në kërkim të Albert Rexhepit, i njohur si Albert Malisheva.

Related Articles