Kryeministri Albin Kurti ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskin, për marrjen e detyrës së re.
Kurti tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE
“Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, shkroi Kurti në rrjetin social X. /Gazeta Enigma