Kush do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Anglisë të dielën?
Është paksa e komplikuar, por njëra prej Holandës, Republikës së Çekisë, Turqisë apo Gjeorgjisë, do të përballet me “Tre Luanët” në duelin e ardhshëm.
Gjithçka do të vendoset nga Grupi F, ndeshjet e së cilës luhen të mërkurën.
Republika e Çekisë – Turqia dhe Gjeorgjia – Portugalia, janë ndeshjet e këtij grupi.
Skuadra e drejtuar nga Gareth Southgate do të luajë kundër Holandës, që përfundoi në vendin e tretë në Grupin D, përveç nëse Republika e Çekisë e mposht Turqinë, apo Gjeorgjia fiton ndaj Portugalisë në Grupin F.
Turqia, Republika e Çekisë dhe Gjeorgjia mund të përfundojnë në vendin e tretë të Grupit F.
Nëse ia arrijnë një gjëje të tillë dhe përfundojnë me tre pikë apo më shumë, do ta zënë vendin e Hungarisë në tabelën e skuadrave më të mira të vendit të tretë.
Rezultati 0:0 ndaj Sllovenisë, do të thotë se Anglia nuk do të luajë kundër ndonjë ekipi të Grupit E.