Memli Krasniqi është politikani kosovar me më së shumti investime në “kripto valuta”.
Ish-ministri i Bujqësisë ka deklaruar “një thes” valutash digjitale, duke filluar nga më të njohurat siç janë: Bitcoin, Etherum, etj.
Krasniqi në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se posedon 1.5 Bitcoin, vlera e të cilave aktualisht është mbi 43 mijë euro, 100 Etherum me vlerë rreth 170 mijë euro, 100 BNB me vlerë prej rreth 30 mijë euro, etj.
Përndryshe, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) me herët kishte kërkuar nga qytetarët e Kosovës që mos të investojnë në valuta digjitale me arsyetimin se nuk janë të sigurta, përderisa një kërkesë e tillë është shpërfilluar nga deputeti Krasniqi.
Memli Krasniqi përflitet si kandidat i mundshëm për kryetar të PDK-së.