Sulmuesit më të mirë të Euro 2024, mungojnë emrat e mëdhenj në krye të listës

Sulmuesit më të mirë të Euro 2024, mungojnë emrat e mëdhenj në krye të listës

Georges Mikautadze është sulmuesi më i mirë i fazës së grupeve të Euro 2024.

Gjeorgjiani vjen nga një vit për t’u harruar për sa u përket paraqitjeve dhe rezultateve. Pas gjashtë muajsh tek Ajaxi, ku lamtumira e tij u pa si një çlirim nga tifozët, kaloi gjashtë muaj të tjerë te Metz, ku pavarësisht se bëri shumë mirë, nuk arriti të shmangë rënien e ekipit të tij. Ku do ta shohim pas këtij turneu? Diçka me siguri do të lëvizë për sa i përket tregut.

Nico Williams është sensacioni i Spanjës, që ka shkëlqyer deri tani, dhe nuk është rastësi që klubet angleze po kthehen me vendosmëri drejt anësorit të Bilbaos, që ndryshe nga vëllai i tij, që zgjodhi të përfaqësonte Ganën, është vënë në dispozicion të vendit ku ka lindur.

Ndoye nga Bolonja ka bërë shumë mirë, është në formë fantastike dhe një nga lojtarët më të rrezikshëm në ndeshjen Zvicër-Itali. Mungojnë deri më tani Kylian Mbappé, Harry Kane, Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku.

Sulmuesit më të mirë të fazës së grupeve:

7.17 MIKAUTADZE (Gjeorgji)

7 NICO WILLIAMS (Spanjë)

7 NDOYE (Zvicër)

6,67 HARASLIN (Sllovaki)

6.5 KVARATSKHELIA (Gjeorgji)

6.5 FULLKRUG (Gjermani)

6.5 ZACCAGNI (Itali)

6.5 WEGHORST (Hollandë)

6.5 FERRAN TORRES (Spanjë)

6.5 MORATA (Spanjë)

6.5 YAMAL (Spanjë)

6.5 EMBOLUS (Zvicër)

6.33 GAKPO (Hollandë)

6.33 SCHRANZ (Sllovaki)

6.33 YAREMCHUK (Ukrainë)

6.33 SALLAI (Hungari)

6.25 DAVITASHVILI (Gjeorgji)

6.25 CONCEIÇAO (Portugali)

6.25 COMAN (Francë)

6.25 OYARZABAL (Spanjë)

6.25 DUAH (Zvicër)

6.25 AKTURKOGLU (Turqi)

Related Articles