Klubi spanjoll, Barcelona ka bërë të ditur se lojtarët si Joao Felix, Joao Cancelo dhe Marcos Alonso nuk do të jenë më pjesë e klubit blaugranas.
Felix dhe Cancelo kanë përfunduar huazimin e tyre dhe do të kthehen te klubet përkatëse, teksa Alonsos s’iu është vazhduar më tutje kontrata.
Pozitat që do të mbeten të zbrazura, përflitet t’i mbulojnë Nico Williams i Athletic Bilbacos, Jeremy Frimpong i Bayer Leverkusen dhe Aleix Valle, i cili qëndroi në formë huazimi për një vit tek Levante.
Frimpong dhe Williams janë dy lojtarët që trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, ka shprehur dëshirën që t’i ketë në ekipin e tij.