Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka kërkuar homologës së saj serbe, Maja Popoviq transferimin në Kosovë të katër qytetarëve kosovarë që po mbahen në burgjet e Serbisë.
Këtë kërkesë Haxhiu ia ka bërë përmes një letre të dërguar.
Javën qe lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë”.
“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për t’u gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Enigma