Kombëtarja shqiptare para pak ditësh mbylli rrugëtimin e saj në Euro 2024.
Ajo u eleminua në fazën e grupeve. Me të përfunduar eksperienca e tyre në Gjermani, shumë lojtarë të kombëtarës janë rikthyer në vendlindjen e tyre.
Disa prej tyre madje edhe kanë nisur pushimet. Në një fotografi të postuar në rrjete sociale, në jugun e Shqipërisë janë parë bashkë, Mirlind Daku dhe Armando Broja.
Dyshja duket se po kalojnë kohë në Vlorë.
Ndërkaq, këta nuk janë të vetmit, pasi edhe Klus Gjasula ka zgjedhur të pushojë në Shqipëri, duke u akomoduar në Ksamil. /Gazeta Enigma