Mbrëmë në Leipzig, Kombëtarja e Turqisë ka marrë fitore të madhe ndaj Austrisë me rezultat 2-1 për të kaluar në çerekfinale të Euro 2024, ku hero ishte mbrojtësi Merih Demiral.
Qendërmbrojtësi turk realizoi dy gola në këtë sfidë dhe të dyja nga ndërprerjet.
Është interesante të theksohet se Demiral është futbollisti i parë që ka bërë atë që bëri legjendari Lilan Thuram në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Kroacisë.
Thuram më pas shënoi dy gola për Francën dhe deri mbrëmë asnjë mbrojtës nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë në Kupën e Botës ose në Euro në fazën e eliminimit direkt.
Me dy gola, Demiral përsëriti legjendarin Thuram dhe e çoi Turqinë në çerekfinale të Euros, ku tani përballen me Holandën.
Për golat ndaj Austrisë, Demiral ka falënderuar futbollistin legjendar të Fenerbahçes, Selcuk Sahin, njeriun që aktualisht mban rolin e ndihmës trajnerit në stafin e trajnerit të trajnerit të Turqisë, Vincenzo Montella.
“Dua të falënderoj Selcuk Sahin, ndihmës trajnerin tonë. Ai na tregoi pikat e dobëta të Austrisë dhe ne e përdorëm atë njohuri kur kishim mundësi nga këndi”, tha Demiral.
Demiral tundi rrjetën e austriakëve në minutën e parë të ndeshjes derisa golin e dytë e realizoi në të 59-ën.