Në Dhërmi sot ka pasur zjarr, i cili bëhet e ditur se është përhapur edhe si pasojë e erës së fortë.
Në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës kanë dalur edhe banorët e Dhërmisë të cilët kanë ndihmuar me mjete rrethanore.
Për të normalizuar situatën me zjarrin, përveç ndërhyrjes nga toka ka mbërritur edhe helikopteri për të bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.