Djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçi e ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e ditëlindjes së tij.
Ai përmes Instagramit të tij, është shprehur se këtë urim po e bën edhe në emër të babait të tij, nga biseda me të cilin, siç tha ai, e kuptoi se sot feston ditëlindjen Rama.
“Nga një bashkëbisedë spontane me babin, e kuptova që më 4 korrik e ka ditëlindjen edhe miku i tij i madh, kryeministri Edi Rama”.
“E admiroj për kujdesën që ka. Kryeministër Edi Rama, urime ditëlindjen në emër të babit dhe timin”, ka shkruar tutje Endriti.