Një person ka mbetur i vdekur në Shtëpinë e të Moshuarve në Istog, raporton Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për këtë rast, i cili dyshohet se ka shtyrë derën e rrethojave të oborrit të kësaj shtëpie, duke e goditur viktimën.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog dhe më pas në Spitalin e Pejës, mjekët e të cilit kanë konstatuar se ai nuk ka shenja jete.
Trupi i pajetë, me vendim të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa është iniciuar rasti “Vrasje nga pakujdesia”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti kishte shtyre derën e rrethojave të oborrit të shtëpisë së të moshuarve me ç’rast dera e ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne QKMF ne Istog dhe me pas në Spitalin e Pejës ku mjeket kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë të gjitha njësit relevante. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pa jete është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.