Policia e Shqipërisë ka gjetur pa shenja jete një person të moshës 45-vjeçare.
Ai u gjet nga policia në një ndërtesë të braktisur në Shijak.
“Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi rreth 45 vjeç, banues në Shijak”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Policia e Shqipërisë. /Gazeta Enigma