Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë në Pejë për mashtrim, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë ditës së sotme janë arrestuar gjithsej katër persona dy në orët e para të kësaj të enjte ndërsa edhe dy tani në këto momente.
Personat e arrestuar dyshohet se ia kishin shitur një personi tjetër një lokal që është pronë e Komunës së Istogut.
Për Gazetën “Enigma” rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Rasti është denoncuar nga viktima. Personat e dyshuar pas një pune hetimore janë arrestuar dhe ndaj tyre është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.
Dyshohet se viktima u dëmtua diku rreth 200 mijë euro.
Njëra nga të dyshuarit ishte shfaqur si noter për dy vjet e kishin detyruar viktimën që të paguante për dy vjet shuma të ndryshme. /Gazeta Enigma/