Temperaturat gjatë vikendit deri në 38 gradë Celsius

Temperaturat gjatë vikendit deri në 38 gradë Celsius

Vikendi që po vjen do të jetë shumë i nxehtë, me temperatura që pritet të shkojnë deri në 38 gradë Celsius, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, me temperaturat minimale që do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Instituti sërish u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në rrezet e diellit gjatë ditës. /Gazeta Enigma

Related Articles