Ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili tani është kandidati i Republikanëve për zgjedhjet e ardhshme, është qëlluar me armë në vesh, gjatë një tubimi në Pensilvani, njofton Gazeta Enigma.
Trump po fliste para turmës, kur u dëgjuan të shtëna.
Të shtënat ndodhën të shtunën pasdite në mitingun në Butler, Pensilvani.
Sipas mediave të huaja, personi i armatosur qëlloi disa herë nga një “pozicion i ngritur” jashtë tubimit përpara se të vritej nga personeli i Shërbimit Sekret, tha agjencia.
Sipas Policisë autori i armës ka qenë në çati të një ndërtese.
Dy persona kanë mbetur të vdekur nga atentati ndaj Donald Trump
Incidenti la të paktën një anëtar të audiencës të vdekur dhe dy pjesëmarrës të tjerë të plagosur rëndë, sipas Shërbimit Sekret. Edhe personi i armatosur ka vdekur.
Trump lirohet nga spitali
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është liruar nga spitali në të cilin ishte dërguar fillimisht, pas sulmit ndaj tij që u qëllua në vesh. Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Presidenti Joe Biden foli me Donald Trump pas të shtënave
Biden tha më herët se ishte mirënjohës që Trump ishte i sigurt. Ai dënoi të shtënat dhe bëri thirrje që vendi të bashkohet, duke thënë: “Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune”. Biden po kthehet në Shtëpinë e Bardhë nga Delaware herët për të vazhduar të informohet për të shtënat.
Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, ka reaguar pas incidentit ku ish-presidenti Donald Trump, u qëllua me armë
“Edhe pse ne nuk e dimë ende saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht dhe ta përdorim këtë moment për t’iu përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”, tha Obama.
Djali i madh i ish-Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Donald Trump Jr., ka reaguar pas atentatit ku mbeti i plagosur i ati gjatë një tubimi në Pensilvani
Trump Jr., ndërsa postoi një foto të babait të tij në rrjetin social X me fytyrë të gjakosur dhe me grushtin lart, përpara një flamuri amerikan, shkruante se ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën.
Volodymyr Zelensky ‘i tmerruar’ nga të shtënat ndaj Trump
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ishte “i tmerruar” kur mësoi për të shtënat. “Një dhunë e tillë nuk ka asnjë justifikim dhe nuk ka vend askund në botë”, tha ai.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare po heton të shtënat në tubimin ku u plagos Trumpi
Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) po heton të shtënat në një tubim ku ishte edhe Donald Trump, i cili u plagos në vesh. Kështu ka bërë të ditur sekretari Alejandro Mayorkas në një deklaratë, shkruan BBC.
“DHS dhe Shërbimi Sekret po punojnë me partnerët e zbatimit të ligjit për t’iu përgjigjur dhe hetuar të shtënave”. “Ne jemi të angazhuar me presidentin Biden, ish-presidentin Trump dhe po marrim çdo masë të mundshme për të garantuar sigurinë dhe sigurinë e tyre”, është shprehur tutje ai.
Identifikohet i dyshuari për sulmin ndaj Trumpit, ishte një 20-vjeçar
FBI e ka identifikuar 20-vjeçarin, Thomas Matthew Crooks si “të dyshuarin e përfshirë” në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.
Kështu tha agjencia në një deklaratë të dielën, sipas Reuters dhe Associated Press. / Gazeta Enigma/