Një grua në Zveçan ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me thikë nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk jeton më, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari gjendet në arrati dhe se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me thikë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin nuk jeton më. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.