Alcaraz ‘e shkel’ Gjokoviqin në finalen e Wimbledon

Alcaraz ‘e shkel’ Gjokoviqin në finalen e Wimbledon

Teniseri spanjoll Carlos Alcaraz ka fituar kupën e Wimbledon për meshkuj, duke mposhtur kundërshtarin serb Novak Gjokoviq në tri sete radhazi, shkruan Gazeta Enigma.

Alcaraz fitoi me sete 6-2, 6-2, 7-6.

Seti i fundit ishe më i gjati, me dyshen që shkoi në break-point, ku Alcaraz fitoi 7-4.

Spanjolli luajti në hapa të sigurtë, duke dominuar pothuajse në të gjithë lojën, ndaj Gjokoviqit që e tregonte lodhjen e tij dhe paaftësinë për të kthyer topat ndaj një Alcarazi shumë energjik.

Tani Alcaraz ka fituar kupën e 4-të Grand-Slam, duke u bërë teniseri i katërt në histori të tenisit që e arrin këtë në moshën 21-vjeçare.

Alcaraz mposhti Gjokoviqin edhe vitin e kaluar në po të njëjtin kampionat dhe po ashtu në finale. /Gazeta Enigma

Related Articles