Një ditë pas atentatit ndaj tij, Trump mbërriti në Milwaukee për konventën e republikanëve

Një ditë pas atentatit ndaj tij, Trump mbërriti në Milwaukee për konventën e republikanëve

Donald Trump udhëtoi për në Milwaukee, ku republikanët do ta emërojnë zyrtarisht atë si kandidatin e tyre presidencial këtë javë, një ditë pasi ai i mbijetoi një atentati.

Presidenti Joe Biden, urdhëroi një rishikim të masave të sigurisë për të përcaktuar se si një 20-vjeçar me një pushkë AR-15 u afrua mjaftueshëm për të qëlluar Trump të shtunën. Si ish-president, Trump ka mbrojtje të përjetshme nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara.

Trump, 78 vjeç, po mbante një tubim fushate në Butler të Pensilvanisë – një shtet kyç në zgjedhjet e 5 nëntorit – kur u dëgjuan të shtëna, duke e goditur veshin e tij të djathtë. Bashkëpunëtorët e tij thanë se ai ishte vetëm i plagosur lehtë dhe se ishte mirë.

Një person nga turma u vra dhe dy u plagosën. Agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan për vdekje të dyshuarin.

Related Articles