Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës ka takuar drejtoreshën e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Kurti ka vlerësuar kontributin e Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet si demokratizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale.
“Progresi demokratik i shoqërisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, mbeten kryeqendër e vëmendjes së ndërtimit të politikave dhe zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Ky ishte takimi i dytë për këtë vit ndërmjet Kurtit dhe Soderberg. Ata diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe në botë, rezultateve të bashkëpunimit të deritanishëm dhe përkushtimit të përbashkët në zhvillimin dhe avancimin e demokracisë. /Gazeta Enigma