“Ardhja e Trumpit në pushtet do të ketë ndikim në Hagë dhe në të ardhmen politike të Kurtit”

“Ardhja e Trumpit në pushtet do të ketë ndikim në Hagë dhe në të ardhmen politike të Kurtit”

Analisti politik Vehbi Kajtazi, tha se ardhja sërish e Donald Trump si presidenti i Amerikës do të ketë ndikim në shumë procese në Kosovë.

“Ardhja e tij do të ketë implikime në Hagë, do të ketë implikime në procesin gjyqësor kundër z. Thaçi, do të ketë implikime në dialogun me Serbinë dhe do të ketë implikime në të ardhmen politike të Albin Kurtit”, tha Kajtazi në “Rubikon” në Klan Kosova.

Derisa sot u bë e ditur se një nga akuzat me të cilat ngarkohej Trump kishte rënë.

Ai ngarkohej me akuzën se kishte publikuar disa dokumente konfidenciale.

Dhe tani sipas analistit Vehbi Kajtazi, për këtë shkak Donald Trump do ta kthejë në personale rrënimin e punës ndaj prokurorit Jack Smith, i cili po e heton atë.

E Jack Smith, njihet edhe për atë se ishte personi i cili ia ngriti aktakuzën ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili po gjykohet për krime të luftës në Hagë.

Related Articles