Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, priti në takim deputetin e Parlamentit të shtetit të Kanadasë nga partia konzervatore, Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij, Flutura Mazreku-Seeback nga Rahoveci.
Në njoftimin e Komunës së Rahoverit thuhet se Seeback është përkrahës i madh i Republikës së Kosovës, si dhe pjesë e grupit për miqësi me Kosovën.
“Seeback u informua për profilin e komunës, për historinë dhe për zhvillimet në komunë, po ashtu për projektet dhe nivelin e lartë të performancës komunale. Në fund, Latifi e falënderoi për vizitën në Komunën e Rahovecit”.
“Me shumë kënaqësi prita në takim deputetin e Parlamentit të shtetit të Kanadasë nga partia konzervatore, z. Kyle Seeback dhe bashkëshortën e tij, znj. Flutura Mazreku Seeback nga Rahoveci. Deputeti Seeback, aktualisht, është Ministër në hije i Ministrisë së Tregtisë Ndërkombëtare, përkrahës i madh i Republikës së Kosovës, si dhe pjesë e grupit për miqësi me Kosovën. Z. Seeback e informova për profilin e komunës, për historinë dhe për zhvillimet në komunën tonë, po ashtu për projektet dhe nivelin e lartë të përformancës komunale. Në fund, i falënderova për vizitën në Komunën e Rahovecit!”, shkroi Latifi.