Në Itali aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë, 16 të lënduar

Në Itali aksidentohet autobusi me turistë shqiptarë, 16 të lënduar

Një autobus i vogël me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugor në Catania të Italisë, ku të lënduar kanë mbetur 16 persona.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:00, raporton Meridio News, transmeton Gazeta Enigma.

Asnjë nga të lënduarit nuk është në gjendje të rëndë, teksa shkaktar i aksidentit dyshohet të jenë frenat e autobusit.

Njëri nga të lënduarit është dërguar me autoambulancë në spitalin e Catanias.

Related Articles