Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Anibar që po mbahet në komunën e Pejës.
Kurti qëndroi në Galerinë e Arteve të Pejë, ku edhe në kuadër të festivalit po shfaqen filma edhe në programin e realitetit virtual, ku disa nga filmat janë “Missin 10 hours”, “Affiorare” e “Her name was Gisberta”.
Më tej, kryeministri vizitoi edhe kinemanë “Jusuf Gërvalla”, ku u takua e bashkëbisedoi edhe me organizatorët e festivalit të Anibarit, të cilët i përgëzoi për organizimin e kësaj ngjarjeje.
Festivali Anibar po shfaq filma të ndryshëm nga fusha e animacionit, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla”, Galerinë e Arteve në qendër të qytetit në Kino Liqeni, dhe Kino Kubat në Parkun Karagaq. Përveç filmave, po zhvillohen edhe aktivitete e punëtori me një larmi temash, të cilat prezantohen nga personalitete të ndryshme.
Festivali Anibar ka filluar më 15 korrik dhe do ta përmbyll edicionin e 15-të ditën e nesërme, më 21 korrik.