Kandidati për zëvendëspresident nga Republikanët, JD Vance, ka thënë se presidenti i tanishëm i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duhet të japë dorëheqje nga posti menjëherë, nëse nuk e sheh veten si të gatshëm për të kandiduar sërish për president.
“Të gjithë ata që i bëjnë thirrje Joe Biden-it të *ndalojë kandidimin* pa i bërë thirrje gjithashtu të japë dorëheqjen nga presidenca, janë të përfshirë në një nivel absurd cinizmi. Nëse nuk mund të kandidosh, nuk mund të shërbesh. Ai duhet të japë dorëheqjen tani”, shkroi Vance në X.
Vance i është bashkuar kandidatit për president të Republikanëve, Donald Trump, në pëpjekje për të fituar zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm. /Gazeta Enigma