Policia e stacionit të Ferizajt, i ka zënë në flagrancë tre persona që dyshohen se ishin duke prerë drunjë në malet e Jerzercit, të shtunën rreth orës 13:00.
Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore.
Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se janë konfiskuar një furgon, dy traktorë dhe disa motosharrë.