Pritjet për në Merdarë deri në dy orë, ato tek Dheu i Bardhë 50 minuta

Pritjet për në Merdarë deri në dy orë, ato tek Dheu i Bardhë 50 minuta

Të gjithë ata të cilët planifikojnë të vijnë në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë, do të duhet të presin deri në dy orë.

Kohëgjatësia për të hyrë në këtë pikë kufitare është e njejta tash e disa orë.

Ndërkaq për te Dheu i Bardhë pritjet kanë shkuar në 50-të minuta.

Kolona në Merdarë është 2 mijë metra, ndërsa ajo te Dheu i Bardhë 120 metra, kështu kanë njoftuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Gazeta Enigma

Related Articles