Joe Biden gjatë ditës është tërhequr nga gara presidenciale e ShBA-së.
Me këtë rast ai ka ofruar mbështetjen e tij që Kamala Harris të jetë kandidatja e demokratëve për presidente në garën e vitit 2024.
“Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte të zgjedh Kamala Harris si zëvendëspresidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit”.
“Demokratë – është koha të mblidhemi dhe të mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, ka thënë Biden. /Gazeta Enigma