Velipojë: Vdes një i moshuar, ishte pushues nga Kosova

Velipojë: Vdes një i moshuar, ishte pushues nga Kosova

Një 75-vjeçar, pushues nga Kosova ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës.

Ai ka përsuar atak kardiak posa është futur në det.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00.

“Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se grupi hetimor ka dalë në vend të ngjarjes dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Gazeta Enigma

Related Articles