Policia e Kosovës ka një kërkesë për qytetarët: Festoni me zemër e jo me armë

Policia e Kosovës ka një kërkesë për qytetarët: Festoni me zemër e jo me armë

Vera padyshim se bën bashkë vendasit dhe diasporën me ç’rast kjo është edhe njëra ndër periudhat ku festohet më së shumti.

Ahengje të ndryshme familjare jo gjithnjë kanë përfundim të mirë, kjo për shkak të mënyrës së të festuarit.

Andaj Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin armët gjatë organizimeve e festave.

“Posedimi dhe përdorimi i armëve në përgjithësi e në veçanti në festa dhe ahengje, është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj, andaj festoni me zemër e jo me armë, mos e shndërroni gëzimin në hidhërim dhe tragjedi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PK.

Policia e Kosovës përmes planifikimeve operacionale, aktiviteteve policore dhe fushatave sensibilizuese, është duke vazhduar angazhimet e saja në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe në parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit në organizime festive në mbarë vendin. /Gazeta Enigma

Related Articles