Zyra për media e qeverisë në Gaza ka thënë se numri i të vrarë nga sulmet izraelite në Khan Younis ka shkuar në 57.
Kjo zyre gjithashtu ka bërë të ditur se 172 persona janë plagosur brenda 10 orëve.
“49 nga ta u dërguan në Kompleksin Mjekësor Nasser, ndërsa pjesa tjetër u dërguan në spitale të tjera”, thuhet në deklaratë.